|

Tetovë, 26 mars - Ademi vlerësoi se Pranvera e madhe e 1981-shit, ishte dhe vazhdon të mbetet frymëzim për gjithë shqiptarët dhe pikërisht për këtë arsye Akademia kushtuar këtyre demonstratave do të këtë emrin “30 pranvera frymëzim” dhe në mënyrë të vecant Ademi ka vlerësuar ideatorin dhe frymëzuesin e këtyre demonstratave më të madhit ndër të gjallët të plejadës së 1981 Rafi Halili. Nën patronatin e atdhetarit të çështjes kombëtare Ali Ahmetit sonte në Tetovë është zhvilluar manifestimi madhështor, Akademia kushtuar demonstratave të 1981, “30 pranvera frymëzim”. Personalitete të mëdha të shqiptarëve, pjesëmarrës të demonstratave, funksionar shtetërorë nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova, ambasador, ish-presidenti i Shtetit Shqiptar Alfred Mousiu dhe shumë personalitete të ilegales shqiptare kanë nderuar Akademinë “30 pranvera frymëzim”. Organizatori i kësaj Akademie, deputeti Xhevat Ademi ka përkujtuar të rënët dhe studentët e 81 të cilët sot nuk janë në mesin tonë. "Ai brez studentësh, dolën ballë për ballë diktaturës dhe makinerisë shtypëse të ish-Jugosllavisë për liri të drejta dhe shtet të pavarur të Kosovës dhe të drejtat e shqiptarëve në përgjithësi të cilë për 30 vjet u angazhuan për çështjen shqiptare dhe veçanërisht për të madhëruar heroizmin dhe dashurinë për liri të studentëve të 1981", u shpreh Ademi. Xhevat Ademi vlerësoi se Pranvera e madhe e 1981-shit, ishte dhe vazhdon të mbetet frymëzim për gjithë shqiptarët dhe pikërisht për këtë arsye Akademia kushtuar këtyre demonstratave do të këtë emrin “30 pranvera frymëzim” dhe në mënyrë të vecant Ademi ka vlerësuar ideatorin dhe frymëzuesin e këtyre demonstratave më të madhit ndër të gjallët të plejadës së 1981 Rafi Halili. Alfred Moesiu, ish-president i Shqipërisë ka shpallur të hapur këtë akademi duke shprehur kënaqësi për faktin që i është bërë një nder në këtë akademi të nderuar. Ish-presidenti shqiptar ka folur për sakrificën e popullit shqiptar në të gjithë trojet etnike, sakrificë e cila ka dhënë frytet e saj. Djali i Adem Jasharit Lulzim Jashari duke folur për sakrificën e shqiptarëve tha se sakrifica e familjes sime ishte pjesë e një sakrifice mbarëshqiptare. Idajet Hyseni, njëri ndër studentet e 81 dhe atdhetar i çështjes shqiptare foli për përpjekjet e studentëve dhe të luftarëve shqiptar të ilegales për çështjen shqiptare duke e vlerësuar se demonstratat e 81 ishin shkëndija e fortë e ngritjes së popullit shqiptar për liri. Shpëtim Pollozhani, kryetar i ish-të burgosurve politik në Maqedoni foli për personalitet të rëndësishme të demostratave të 81-shit duke përfunduar me mendimin se shumë të burgosur politik dhe luftar të luftrave shqiptare janë ende pa status të zgjedhur. Paskal Milo - historian, ka folur për rolin e shtetit shqiptar dhe të ish-presidentit Enver Hoxha në përkrahjen që i dhanë studentëve të vitit 81. Sabri Godo, historian ka vlerësuar figurën e Ali Ahmetit duke e cilësuar si figurën kyçe të luftës së shqiptarëve. Ai ka kundërshtuar kolegun e tij Paskal Milo duke i hedhur poshtë tezat e tij se Enver Hoxha ka ndihmuar cështjen e Kosovës. “Enver Hoxha e ka shitur Kosovën ne vitin 1945 dhe ndihma që ai mund të kishte dhënë në 81 është shumë e pa vlefshme me dëmet që bëri ai në 45”, deklaroi Godo duke krijuar pakënaqësi te Paskal Milo i cili doli sërish në foltore për të sqarua se “kjo është një akadami përkujtimore dhe jo në tryezë shkencore”. Ibrahim Kelmendi ka folur për atdhetarët vllezërit Gërvala dhe Kadri Zekën Bajram Kosumi, lëvizja shqiptare ka një gjysmë shekulli prej Hasan Prishtinës dhe Ademi Demacit. Kundërshtarët tanë e kanë quajtur kundërrevolucion, ndërsa ne e kemi quajtur revolucion, epokë, kryengritje paqësore etj. “Revolucioni i Kosovës në vitin 1981 demaskoi dhe ryzoi premisën e komunizmit”. Shaban Arsllani-kryetari i Parlamentit Studentor të USHT-së ka folur për punën dhe sakrificat e studentëve të vitit 81 të cilët me mundin e tyre krijuan kushte që sot shqiptarët në Maqedoni të kenë universitetet në gjuhën amtare. Xhevat Ademi ka falënderuar gjithë të pranishmit dhe posaçërisht Rafi Halin që na tuboi në këtë Akademi dhe Ali Ahmeti që u përkujdes që në mënyrë madhështore të zhvillohet kjo akademi për nder të demostratve të vitit 1981.
|
Comments
RSS feed for comments to this post