gototopgototop
Aktual:
E Hënë 07 Shkurt 2011 07:52   
Kosova, Mafia dhe Zvicrra
Politikë

Bern 6 shkurt- Portretet e Xhavit Halitit, Hashim Thaçit dhe të një ushtari anonim të UÇK-së zënë vendin qëndror në ballinën e numrit më të ri të revistës javore "Die Weltwoche" të Zvicrës.

Sfondi i errët mbrapa portreteve sugjestionon lidhjet që revista ua ngarkon dy politikanëve kosovarë me botën e mafias dhe krimit.

Titulli i artikullit të paralajmëruar në faqen e parë është "Kosova, Mafia dhe Zvicra", implikon edhe shtetin e Zvicrës në "veprimet mafioze" me të cilat, sipas autorit, identifikohen protagonistët e tij.

Në një artikull të gjatë, "Die Weltwoche" ka shetitur kryesisht nëpër biografitë e Xhavit Halitiit dhe të Hashim Thaçit, duke i karakterizuar ato si biografi fund e krye kriminale. "Të pakprekshmit", siç i mbiquan autori dy të lartpërmendurit, thuhet të kenë pasur fjalën kryesore në UÇK dhe rrjedhimisht në të gjitha proceset nëpër të cilat ka kaluar Kosova gjatë pothuaj dy dekadave të fundit.

Gjithnjë sipas artikullshkruesit, këto procese kanë edhe hijet e tyre krimninale, të cilat ai i gjen në raportet e agjencive të ndryshme të inteligjencës, të cilat tash sa kohë i ka ripërtypur edhe shtypi ndërkomnbëtar dhe janë bërë pjesë edhe e raportit të Marty-t. Në këtë konstelacion, Hashim Thaçi është gjithmonë "njeriu për pamjen e jashtme" (për fasadë) ndërsa Haliti, "njeriu për punët e vrazhda".

Gjithnjë sipas revistës, Xhavit Haliti, duke qenë përgjegjës për logjistikën dhe financimin e UÇK-së nga Zvicra, ka "manipuluar me të hollat e fondit "Vendlindja thërret" duke "devijuar" për vete një pjesë të parave të destinuara për luftën". Ai po ashtu, sipas autorit, ka qenë edhe njeriu kyq i lidhjeve në mes të luftës që po zhvillohej në Kosovë dhe krimit, i cili paska marrë pjesë në financimin e kësaj lufte.

Thaçi, vazhdon artikulli, ka studiuar në Universitetin e Cyrihut për histori. Këtu ai ka mësuar elokuencën dhe mënyrën se si t`i pëdorte në retorikën e tij konceptet moderne politike, që u pëlqenin mbështetësve ndërkombëtarë si "liria e mendimit", "të drejtat e njeriut" etj. Sipas artikullshkruesit, Thaçi gjatë studimeve në Cyrih ka qenë veçanërisht i zellshëm në ndjekjen e ligjëratave mbi luftërat në kohën moderne.

Këtë lëndë e ka ligjëruar eksperti zviceran i studimeve strategjike, Albert Stahel. Ky i fundit citohet të ketë thënë se e mban mend Thaçin dhe se ai ka qenë veçanërisht i interesuar për pjesët e ligjëratave ku bëhej fjalë për taktikën e luftës që përdornin muxhahidinët në Avganistan.

Shkrimi, duke fajësuar autoritetet zvicerane të cilat paskan lejuar që "para hundëve të tyre të mbështetet terrorizmi", përkujton se, megjithatë, në raportet zyrtare të institucioneve zvicerane deri në vitin 1998, aksionet e UÇK-së mbiquheshin "terroriste". Por çfarë ndodhi që nga ky vit "u zhduk" nofka "terroriste" në referimet për UÇK-në?

Kontakti që morën diplomatët amerikanë Holbruk dhe Gelbard me UÇK-në dhe vendimi që në atë kohë kishte marrë adminsitrata amerikane për të bashkëpunuar me këtë ushtri, sipas artikullit, detyroi edhe Zvicrën të ndryshonte qëndrim. Nga kjo kohë e tutje, Zvicra ka heshtur atë që artikullshkruesi e quan "veprimtari terroriste" të UÇK-së.

Autori vë në pah se në këtë pikë edhe UÇK e cila tashmë po merrte përkrahjen e fuqisë numër një në botë, SHBA-së kishte marrë detyrime që të ndryshonte pamjen dhe të hiqte dorë nga elementet enveriste të paraqitjes së saj të deriatëhershme.

Tehu i shkrimit të botuar në "Die Weltwoche", revistë kjo, e cila, ç`është e vërteta, nuk është dalluar me ndonjë simpati të veçantë për shqiptarët, dhe që është zëdhënëse e qarqeve më konservative të shoqërisë zvicerane, bie mbi "politikën oportuniste" që sipas saj, ka udhëhequr Zvicra ndaj veprimeve për të cilat akuzohen krerët e UÇK-së.

Zvicra pra, kishte "mbyllur njërin sy ndaj veprimeve kriminale të krerëve të UÇK-së të cilët e kishin shndërruar këtë shtet në një qendër komande prej nga niseshin logjistika, armatimi dhe ushtarët për në Kosovë". Zvicra, madje, akuzohet nga autori se paska zhdukur dokumentacionin që ka cilësuar UÇK-në si organizatë terroriste dhe me këtë veprim, shteti zviceran merr rolin e "bashkëfajtorit".

Në fund, sipas artikullit, Thaçi dhe Haliti i hedhin poshtë të gjitha akuzat që u ngarkohen, duke i quajtur ato të rrejshme ose produkte të propagandës serbe.

"Deri sot, asnjë gjyq i rregullt nuk i ka vënë në sprovë akuzat që i ngarkojnë ata të dy. Azilkërkuesit e dikurshëm të pranuar nga Zvicra kanë mbetur të paprekshëm", përfundon artikullin e saj revista "Die Weltwoche".

Share Link: Share Link: Google Yahoo MyWeb Facebook Myspace Yahoo Bookmarks myAOL MSN Live
 

Comments  

 
+1 #9 rexha 2013-04-03 21:17
Nuk me befason as shkrimi ne fjale e as shkruesi ne kete rast por mua me befasojne te ashtuquajturit shqiptare i sojit te komentuesit luan i cili i cili i paska mendimet identike sikur me pas qene naj serb i kurshumlise................
Quote
 
 
0 #8 Passaport 2013-03-26 22:24
Vet Zvicranet e Pohojne se Zvicra esht nje shtet Mafioz dhe me krimet e saja mafio bankiere shpesh here esht shenjestruar si nje shtet delikvent me krimet e saja te pa ligjsheme dhe me kundershtim te xhdo ligji dhe konvente nderkomtare,terheqja ne menyr spektakulare e parave dhe kapitale te huaj,Parat e zeza me prejardhe te dyshymta te taxa paguesve me prejardhje nga tan bota, kapital te dyshymt te monstrave njerzor qe profitet e tyre monstruale,te vjedhura te mara ne menyr te paligjshme,te vjedhura nga njerez dhe kasat te qeverive te koruptuara,parra te mara nga njerez viktima qe posuan kontakte me mafioze,politikane,biznismen dhe vrases per para.Krejt keta qe tentojne ti strehojne keta para ne mend kan vetem nje destinacion shpetimi e kjo esht Zvicra.Per te mos dyshuar ne ket fakt mereni shembul skandalin e krijuar ne vitin 2011 dhe 2012 me C.D te shitura nga bankier qe ne keta C.D ja zbuluan transferet e paligjshme te parave te taxapaguesve Gjerman qe kuotat maramedese kapitali ne menyr te paligjshme i strehuan neper kontot e fshehta te bankave Zvicireane.Ne kta dy vite kjo tem u zhvilua ne nje debakel dhe luft te ftoht ne mes te qeverive te ketyre dy shteteve.Tash ju parashtrova nje nga shum ,shum deliktet qe ky shtet i krijon dhe qe ne mirqenjen e fundamentit dhe esencen e egzistimit dhe veprimit te saj si shtet e ka konceptin fundamental kriminalitetin dhe terorizmin ndenkomtar.Sa afer esht Kosova me madhesin e ketyre krimeve dhe veprave kriminele? me tregoni.Per ma esht Non Pressedan.A sa i perket aty Legeni qe veten e nzjer mesaja te drejtsis, me ca pralla te qelbura slavosebe monstuale qe jan leht dhe tejdukshem qelimisht let gjukoje Bota mbar.Per mua sesht qudi se ky legen esht me prejardhje nga Beogradi ose Nishi ndoshta Shidi.Tung Vlezer mos humbni koh me kesi soj qenefa.
Quote
 
 
-1 #7 luani 2012-12-31 20:19
o sa keq kur dikush e shtremberon krejt rrjedhen e asaj elite profiteresh te cilet sot e kan kap shtetin per fyti po sa esht veshtir me e dit se kjo elit nuk osht financue prej askujt veq prej bashkatdhetareve te vet. qe e kan keqperdor edhe krejt besimin qe shumica e popullit e kan pas fitue per ta sepse kjo elit vrau dhe dhunoj shoqerin ton prej 99-es e deri sot. e ti more gazetari i bernit je shum i interesuem me thon diqka senzacionale per mej shit shkrimet sa ma shtrejt. se ty nuk te kundershton dot as thaqi e as lakejt e tij sepse ata kan ne plan zhvatjen shkaterrimin dhe gjunjezimin e popullit te vet. e jo kundershtimin ndaj njollosjes tende qe i ben shqipes. po kta veq kan luftue kunder elites politike te asaj kohe gjat luftes se 99-es dhe pas saj sepse veq me vrasjet e stilit all kapone e staliniste te kohes kan arrit me ardh en pushtet. e jo nga te hollat e krimit se kriminelet nuk e kan pas ne mend me financue asnji far lufte. por ato pare i kan jep bashkatdhetaret e thaqit e lakejve te tij nepermmes vendlindja thrret. me mashtrime te bukoshit me shok poashtu pare te tre perqindeshit e sa i perket luftes luften kta lere qe se kan boe fare por as nuk kan mar pjes ne ket luft por veq neper hotelet e tiranes e mos e shtrembero ndodhin dhe fatkeqesin e popullit shqiptar.
Quote
 
 
0 #6 Nusi 2012-10-16 17:52
Po pse o shqiptarvpo nervozohni aq shpejt ju a e dini qa esht lajmi nuk esht dil se e hanger qeni sakicen po sakica qenin edhe kta duhet me shkrue mbrapsht se mar selexon askush
Quote
 
 
0 #5 era 2012-09-28 22:11
Kjo genjeshter nuk te shitet ma as te popujt tjer more pis se jo te Shqiptaret.Kete brum shko e hane bashk me kriminelet e Serbis.Fatkeqesin ma te madhe shqiptaret e kan ate se jan fqinje me nje popull barbar,kriminal.
Quote
 

Add comment

Zëri i Kosovës mban të drejtën e fshirjes të komenteve që mbajn fjali banale, fyrje të kota, akuza të pa vler. Komenti juaj do të publikohet pasi është lejuar nga Administratori apo Moderatori. Falemenderit për Inkuadrim!!


Security code
Refresh

Juve jeni duke shfletuar vebfaqen me Internet Explorer 6 (IE6).

Per te shikuar vebfaqen paster, shkarkoni ju lutemi verzionin e explorerit 7 ose Google Chrome ose Mozilla Firefox.

Perse eshte me mir te shkarkoni Internet Explorer 7? Microsoft ka perpunuar Internet Explorer nga fundamenti, e cila eshte me e sigurt, me kompatibel, dhe ka pamje me te bukur. Shume gjera kan ndryshe dhe me IE 7 keni mundsin te shikoni jo vetem vebfaqen ton me pamje te sigurt po edhe shum vebfaqe tjera.

Shkarko Internet Explorer 7, edhe te gjitha permbajtjet tjera. per te shkarkuar Internet Explorer 7 ne gjuhen tuaj, ju lutemi vizitoni kete faqe te Microsoftit Internet Explorer 7 vebfaqja oficiale.