gototopgototop
Aktual:
Thursday, 12 September 2013 11:58   
Të vdekurit shtohen në listat e votuesve
Politikë

Në Kosovë cotoin dhe të vdekuritAshtu sikurse në të gjitha zgjedhjet e deritashme, edhe zgjedhjet lokale të 3 nëntorit duket se nuk do të kalojnë pa probleme. E problemi kyç edhe i kësaj radhe duket se do të jenë listat e votuesve, të cilat përkundër premtimeve të vazhdueshme, nuk janë pastruar.

Pikërisht për shkak të mos pastrimit, shumë qytetarë të Gjakovës qysh tash kanë filluar që në listat zgjedhore të identifikojnë familjarët e vet të vdekur. Disa prej këtyre qytetarëve dëshmitë e veta i kanë publikuar edhe në rrjetet sociale, duke e kthyer “ në modë” këtë formë të publikimit.

“Rastësisht hyra në regjistrin e KQZ-së për të hulumtuar se mos rastsisht babi im i ndjere i vdekur para 8 vjetësh, figuron në listën e votuesve. Shikoni rezultatin e kërkimit: …”, ka thënë njëri nga qytetarët në faqen e tij të Facebook-ut, teksa më poshtë kishte nxjerrë të dhënat e KQZ-së se babai i tij i ndjerë “do të votojë” më 3 nëntor në Qendrën e Votimit 0201C, përkatësisht në shkollën “Hajdar Dushi”.

Njësoj kanë reaguar edhe shumë tjerë, të cilët kanë shprehur habinë me gjetjen në listat e votuesve të familjarëve të tyre të vdekur. Për shumë prej tyre, këto lista me shumë gjasa do të mundësojnë vazhdimin e keqpërdorimit të zgjedhjeve dhe manipulimin me vullnetin e qytetarëve.

“E di se kanë pas premtuar shumë se nuk do të hyhet në zgjedhje me listat e vjetra dhe të pa pastruara. Siç po shihet ditëve të fundit premtimet e institucioneve tona si zakonisht bijnë në ujë. Nuk dua të paragjykoj, por sinqerisht dyshoj në organizimin dhe kredibilitetin e këtyre zgjedhjeve”, ka thënë Ibrahim Zhubi, një tjetër qytetar.

Nga ana tjetër, bindjen e qytetarëve në mënyrë indirekte e përforcojnë edhe të dhënat zyrtare. Paradoksi i zgjedhjeve të kaluara, kur në Gjakovë kishin ekzistuar më shumë votues se qytetarë të regjistruar duket se do të përsëritet edhe në këto zgjedhje, por tashmë me shifra edhe më alarmante. Ndonëse ende nuk dihet numri i saktë i votuesve në komunën e Gjakovës, jozyrtarisht mësohet se ky numër pritet të jetë rreth 107 mijë, apo rreth 10 mijë më shumë se në zgjedhjet e vitit 2010. Kjo shifër del të jetë tejet qesharake, kur kihet parasysh se në regjistrimin e fundit Gjakova ka dalë me vetëm 94 mijë banorë. Por, në Komisionin Komunal Zgjedhor, thonë se kjo shifër nuk është përfundimtare, ndërsa japin edhe arsyetime për këtë disbalancë të shifrave.

“Shifra definitive e votuesve në komunën e Gjakovës mund të dihet pas 24 shtatorit kur të përfundojë në tërësi faza për Shërbimin e Votuesve. Nga ana tjetër, ndoshta mund të ketë më shumë votues sesa qytetar, ashtu siç ka pasur edhe në zgjedhjet e fundit, por nuk duhet harruar se Gjakova ka shumë mërgimtarë, të cilët janë të regjistruar si votues, por nuk janë të regjistruar si banorë të Gjakovës gjatë regjistrimit të fundit”, ka thënë Xhevdet Bytyqi, shef i KKZ-së në Gjakovë.

I pyetur rreth pastrimit të listave, Bytyqi ka thënë se kjo është në kompetencë të KQZ-së në qendër dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, prandaj nuk ka pranuar të flasë për numrin e të vdekurve nga Gjakova e që supozohet se ende figurojnë në listat zgjedhore.

Ndryshe sipas shënimeve të gazetës në zgjedhjet lokale të vitit 2009 në listat e votuesve në Gjakovë kanë ekzistuar rreth 4 mijë persona të vdekur. Bazuar në tendencen e rritjes së votuesve, gjasat janë që edhe të vdekurit në listat e votuesve të jenë më shumë se 4 vjet më parë.

 

Nga: Artan Z. Haraqia

Share Link: Share Link: Google Yahoo MyWeb Facebook Myspace Yahoo Bookmarks myAOL MSN Live
 

Add comment

Zëri i Kosovës mban të drejtën e fshirjes të komenteve që mbajn fjali banale, fyrje të kota, akuza të pa vler. Komenti juaj do të publikohet pasi është lejuar nga Administratori apo Moderatori. Falemenderit për Inkuadrim!!


Security code
Refresh

Juve jeni duke shfletuar vebfaqen me Internet Explorer 6 (IE6).

Per te shikuar vebfaqen paster, shkarkoni ju lutemi verzionin e explorerit 7 ose Google Chrome ose Mozilla Firefox.

Perse eshte me mir te shkarkoni Internet Explorer 7? Microsoft ka perpunuar Internet Explorer nga fundamenti, e cila eshte me e sigurt, me kompatibel, dhe ka pamje me te bukur. Shume gjera kan ndryshe dhe me IE 7 keni mundsin te shikoni jo vetem vebfaqen ton me pamje te sigurt po edhe shum vebfaqe tjera.

Shkarko Internet Explorer 7, edhe te gjitha permbajtjet tjera. per te shkarkuar Internet Explorer 7 ne gjuhen tuaj, ju lutemi vizitoni kete faqe te Microsoftit Internet Explorer 7 vebfaqja oficiale.