gototopgototop
Aktual:
Monday, 27 September 2010 20:38   
Koha Ditore i bie defit për akuzat kunder Azem Sylës të porositura në serbi
User Rating: / 0
PoorBest 

 

Reagim ndaj lajmit me titull: “Në Prokurorinë Speciale është marrë në pyetje i dyshuari i gjashtë në ‘Rastin Bllaca’ - Azem Sylës nuk i hiqet statusi ‘i dyshuar’, të botuar në gazetën e “Kosovës” Koha Ditore me datë 05 gusht, 2010, faqe 2, me autor Besnik Krasniqi; dhe plotësim në artikullin me titull: “Akuzat kundër Azem Sylës të porositura në Serbi”, të autorit Qazim Doda, botuar në Pashtriku.org më 05 gusht 2010.

 

 „Azem Syla pej vakti u kanë ma stabil e ma i matun“

 

Ky reagim mund t’iu duket pak me vonesë. Kam menduar se e kisha e dërguar më herët, por më kishte mbetur në gjysmë dhe harresë. Sidoqoftë, sa herë në opinionin e gjerë krijohen disa dyshime shkaku i mos informimit të duhur nga disa media, sqarimi i mëtejmë aq sa është e mundur për t’i hequr disa dyshime, nuk është i vonshëm kurrë.Në komunikimin masiv nëpërmjet mas mediumeve hyjnë të gjitha llojet e lajmeve, prej informimit objektiv e deri te propaganda. Të gjitha kanë nga një pjesë të konsumatorëve. Kjo e fundit ose propaganda, konsumohet më lehtë tek ajo pjesë e shoqërisë së pangritur dhe organizuar, sidomos në vendet e pazhvilluara, pra edhe në Kosovë. Një prej temave bosht ku ende ka huti të madhe te disa qytetarë të Kosovës, është çështja e Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK) dhe veprimtaria e disa aktivistëve të tij. Shkaku i rreshtimeve ideologjike e politike, shumë njerëz dhe media kanë bërë propagandë kundër kësaj organizate si diçka të keqe, e rrezikshme për Kosovën dhe shumë qytetarë të saj. Nuk është sekret të thuhet ajo që qarkullon nëpër një pjesë të publikut kosovarë, kryesisht nga simpatizantët e partive të ndryshme, se prapa SHIK-ut qëndrojnë Kadri Veseli, Azem Syla, Xhavit Haliti, etj., por ajo çka kam vërejtur tek ky publik është prezenca e shumë dezinformatave. Meqenëse artikulli i z. Krasniqi është botuar në të njëjtën ditë me atë të z. Doda, cilit do t’i referohemi së pari apo të dyve së bashku, nuk ka aq rëndësi. Por pikë së pari, po u sjelli një dëshmi me t’nime për Azem Sylën që e kam hasur vetëm dy ditë para se të lexoj lajmin e Kohës Ditore dhe artikullin e z. Doda.

Tek isha në Istog me datën 03 gusht 2010 në ora 21 në shtëpinë e një kushëriri tim, ra llafi diçka për Azem Sylën dhe EULEX’in. Miku i kushëririt tim i cili ishte nga fshati Negrofc dhe kishte ardhur t’i ndihmoj kushëririt në disa punë për ndërtimin me rrethoja me tela gjemborë dhe rrjeta metalike të pronës së kushëririt, gjersa ankohej shumë dhe ishte i pajtimit me ne për hajnitë dhe keq qeverisjen që po e bënë pushteti qendror, pa dallim përkatësie partiake, për Azem Sylën, të cilin e njihte mirë, u shpreh:

     - Ashtu si e njohim na Azem Sylën prej kohësh dhe sa ka punu në shkollë fillore, ai gjithmonë u kanë nifar tipi i tërhjekun, i heshtun, i urtë, i sjellshëm, kurrë kujna keq s’i ka bo, e çka ka ba atje n’Prishtinë e qysh e shihni ju dhe EULEX’i, aty s’dijmë gja”.

     - Po bre e kam vërejt se diqysh fort i heshtun është ai njeri qoftë edhe kur kërkon naj deklaratë dikush pej tina; ku me dit ky qëndrim i tij i bon shumë njerëz me dyshu n’të, po i them unë.

     - Jo, jo, nuk ashtë se e ka këtë qëndrim tani; prej vogjlie u kanë qashtu. Nuk ashtë përdreq kshtu si do tjerë aty n’PDK si Hashimi, Lima e Jakupi qe po bojn nom me tendera. Bile Jakupin e kam t’katunit e njoh ma mirë. Jakupi jo veç tash n’Parlament po edhe gjatë luftës i bojke do kiksa e rrshitke n’do sene. A ky (Azem Syla) jo; ky pej vakti u kanë qashtu ma stabil e ma i matun. Nuk ashtë se tash po tregohet qashtu”.

     - Po, po. Njerëzit shumë sene nuk i dinë qysh duhet. Kuptohet se ka pas, bile tash ka edhe ma shumë hajna që janë kanë n’UÇK, do janë deputetë e ministra e bo bajnë nom me tendere dhe vjedhje të buxhetit, po populli thotë: jaa mor çfarë; kta janë veç pijuna - ata kryesort janë qeta që s’permenden fort”.

     Ky ishte një rast nga përvoja imja me t’nime për Azem Sylën.

     Në artikullin e tij z. Doda thekson se si akuzat kundër Azem Sylës janë të fabrikuara në Serbi. Për çka akuzohet z. Syla (në fakt ende nuk është akuzuar zyrtarisht me përjashtim të disa gazetave), publiku jo që nuk është informuar si duhet, por është dezinformuar, me përjashtim nëse ka pasur rastin të njihet për këtë rast nga kanalet alternative të informimit siç ishte artikulli i z. Doda. Në atë artikull u specifikua emri i një UDB-ashi shqiptar si oficer i policisë serbe, dhe akuzat ndaj Azem Sylës për vrasjen e tradhtarëve. Siç thoshte Nazim Bllaca, “kolaboracionistët qysh i quanin kta”. Po kush qenkan ata “qysh i quanin kta”. Ata qenkan ish-oficerët shqiptarë renegat të Serbisë. Në asnjë luftë për çlirim asgjë nuk vjen më shumë në shprehje se likuidimi i armiqve të brendshëm, në këtë rast kolaboracionistëve të Serbisë. E pra, kjo ka rëndësi të madhe për publikun: për çka qenka ftuar në bisedë informative z. Syla? Kur ta merr vesh publiku për dyshime rreth kolaboracionistëve të Serbisë, shumica do të thonë: “Mos shprehni dyshime hiq por ato akuza m’i veshni mua kur të doni.” Eliminimi i renegatëve të regjimit kriminal të Milloshviqit është akt i lartë patriotik, dhe sikur ne të kishim shtet normal, secili do të bënte gara për t’u paraqitur si kontribues në luftimin e tyre në çfarëdo forme.

     Kur të stabilizohet shteti i Kosovës, veprat e tilla për “dyshime” duhet të zbardhen dhe të shpërblehen që t’i jepet mësim edhe gjeneratave të ardhme se si duhet luftuar kundër renegatëve. Por ja si e paraqet ngjarjen Besnik Krasniqi i Kohës Ditore në lajmin e tij “Azem Sylës nuk i hiqet statusi ‘i dyshuar’”: “Azem Syla ka hyrë mërrolët në Prokurorinë Speciale të Kosovës, të mërkurën në mesditë, ku duhej dhënë përgjigje hetuesisë në pyetjet që lidhen me dyshime në përfshirjet e tij në më së paku një vrasje. Me mërrola ka qenë edhe pas dy orësh kur ka dalë nga prokuroria. Ky ish’komandant i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës dhe zyrtarë i lartë i Partisë demokratike të Kosovës nuk ka mundur ta bindte prokurorin Erwin Petilos që t’ia hiqte statusin “i dyshuar”. Mirëpo, ka deklaruar [kush? Erwin Petilos apo Azem Syla?] të mos jenë të qëndrueshme akuzat, bazuar në të cilat Prokuroria e ka marrë në pyetje. Edhe në EULEX kanë konfirmuar se Azem Syla vazhdon të jetë i dyshuar.”

     Këtij fragmenti të shkëputur nga Koha Ditore e datës 05 gusht në faqe 2, i paraprinë në ballinën e gazetës njoftimi i gazetës me foton kryesore të ditës ku duket Azem Syla duke ecur. Shpesh herë mund të gjeni raportime të tipit “sipas burimeve të gazetës”. Gjëja thelbësore që i mungon lexuesit në rastin e Azem Sylës është se për çka qenka ai i dyshuar. Pse ka rëndësi të madhe të dihet kjo? Sepse, lexuesit dhe popullsia kur të marrin vesh se për çka EULEX’i në të cilin janë të infiltruar dhe elemente të Serbisë dhe puthadorë të tyre si Koha Ditore e mbajnë Azem Sylën me statusin “e të dyshuarit”, do ta ndryshojnë për të mirë mendimin ndaj z. Syla, dhe në të njëjtën kohë, do ta shtojnë dyshimin për misionin e EULEX’it dhe Kohës Ditore. Ndaj UDB’ashëve dhe disa policëve shqiptarë që i kanë shërbyer Serbisë kundër Kosovës dhe shqiptarëve, nuk duhet të ketë kurrfarë dyshimi, dhe nëse z. Syla paska pasur rol aktiv kundër tyre, atëherë kjo vetëm sa ia shton respektin atij në mesin e shqiptarëve që nuk e durojnë sundimin e Serbisë kundër neve. Azem Syla nuk mund të futet në një thes me disa matrapazë dhe hajdutë të PDK’së të cilët Prokuroria ishte dashur t’i hetoj për krim të organizuar. Të bëmat e matrapazëve dhe hajdutëve të PDK’së nuk mund ta zhvlerësojnë veprimtarinë atdhetare të Azem Sylës.

 

Një rast tjetër për SHIK’un: Xhavit Haliti

 

     Shumë flitet nëpër kafene për këtë deputet të Kuvendit të Kosovës dhe njëkohësisht anëtarë i kryesisë së PDK’së, duke i dhënë këtij atributin e ndonjë krye agjenti të të gjitha matrapazllëqeve të PDK’së. Ndonëse veprimtaria e z. Haliti në realitet duket ndryshe, një pjesë e publikut, sidomos ajo e lidhur me LDK’në dhe LDD’në e cilësojnë këtë si inteligjenca kryesore e PDK’së, kuptohet në kontekstin negativ, pavarësisht se kush bënë çka në partinë e tij. Në biseda të shpeshta me disa kolegë që ma theksonin këtë emër si të dyshuar për shumëçka ose strumbullar i veprimtarive kundërthënëse të PDK’së, iu drejtohesha kështu:

   - Xhaviti i Halitun!

   - Hahahaha! Po bash Xhaviti i Halitun. Po emën t’mirë i ke gjet. Fort i përshtatet.

   - Jo bre s’mdoket ai me kanë i rrezikshëm. Shpesh e shoh dhe përshëndetem me të sa herë hyjmë e dalim. Përballë qaty e kam. Ai numër 7 (më herët zyre e dyshuar si seli e SHIK’ut), e unë numër 9.

   - Eeee, s’e din ti kush asht ai. Ai asht kryesori. Kta Thaçi, Kupa, Lima s’janë kurgja.

   - Jo, këta që po i përmendni, ju janë të dyshuar qoftë për korrupsion dhe tenderomani, vizitë shtëpive publike në Shkup, gafe në Kuvend, e shumëçka. Xhaviti i Halitun u ba bet djalë. Me i pa ti do analiza dhe komente të tij rreth politikës dhe shtet ndërtimit, ta merr mendja është Tomas Xhefersoni i Kosovës. Na kalli me do artikuj. Asnjë në PDK, por edhe në partitë tjera, nuk është më i fortë me koncepte dhe artikuj se ai. Pikërisht ky mendon për shtet, e jo Thaçi, Kupa, Lima.

 

     Në Banjë të Pejës, në bisedë rreth korrupsionit, krimit të organizuar dhe brishtësisë së shtetit të Kosovës ose kriminalizimin e tij, një moshatar i Xhavit Halitit më ankohej:

   - Po kush me t’ndërtu shtet bre? Xhavit Haliti a? O çfarë barabe u kanë ky; vikke qesajde kur u kanë i ri me ni matorr si gilipter; janë kanë do matorra ksi Tomos, e t’na qojke pluhun...

   - Xhaviti i halitun a?

   - E mo i halit!

- Paj njerzt e halitun mujn me ba diçka kur jemi të okupuar; bash qata që qojnë pluhun me matorra se, sa për ata të urtët e gjynaha edhe sot ishim nër Millosheviqin. Qetash po na duhen shumë Xhavita t’halitun me e rindërtu shtetin, dhe tash nuk na duhet luftë me Serbi por me hajnat që po na udhëheqin. Sa për akademikë e njerëz të shkolluar, ata do t’na poshtërojnë edhe ma shumë deri sa nuk e përkrahin strategjinë e veprimit në bazë të Xhavitave t’halitun, sidomos ndaj pushtetit të tanishëm t’Xhavit Halitit.

Përfundim

 

     Në disa mjete të informimit dhe komunikimit masiv në Kosovë ka tendenca për t’i transformuar disa atdhetarë të devotshëm si Azem Syla në njerëz që janë të dyshuar për vepra penale. Kur publiku të informohet më mirë se me çka lidhen ato dyshime, e kupton se veprimtaria e “të dyshuarve” ka qenë në të mirën e tyre për të cilën gjithmonë kanë ëndërruar se, nëse nuk munden vetë të veprojnë (kundër UDB’ashëve dhe policëve të Serbisë), së paku do t’ia dinin për nder të tjerëve që kanë vepruar kundër armikut të tyre. Heroizmi i disa kolegëve të Azem Sylës duket se ka qenë me bisht dhe është zbehur shumë me veprimtaritë e tyre shtet shkatërruese siç është tradhtia politike ndaj shtetit dhe shoqërisë kosovare, dyshimet për krim të organizuar, vjedhja, shitja dhe keqpërdorimi i pasurisë publike dhe parasë publike të Kosovës. Këta janë të dyshuarit kryesor që po na dëmtojnë sot dhe në të ardhmen, e jo Azem Syla. Në rrethana okupimi ose gjendjes së pakënaqësisë së skajshme siç është edhe kjo sot në Kosovën e udhëhequr nga krimi i organizuar që ka sjellë një gjendje buzë kolapsit të përgjithshëm, politik, ekonomik, dhe moral, të gjithë akademikët, intelektualët, dhe njerëzit e mençur nuk mund të ofrojnë rrugëdalje pa u bazuar në strategjinë vepruese të Xhavitave t’halitun. Nëse nuk e përkrahin këtë strategji, kuptohet se ata janë më shumë përgjegjës se çdo kush tjetër. Shumë intelektualëve nuk u ka pëlqyer fare strategjia e Xhavitit t’Halitun as gjatë regjimit të Millosheviqit. Edhe tash ka ardhur koha e veprimit të Xhavitave t’halitun, qoftë edhe kundër pushtetit të Xhavit Halitit, dhe (ri)ndërtimin e një SHIK’u më të fortë për interesat e përgjithshme të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës, pa të cilin Kosova kurrë nuk do të jetë shtet normal.

 

Share Link: Share Link: Google Yahoo MyWeb Facebook Myspace Yahoo Bookmarks myAOL MSN Live
 

This content has been locked. You can no longer post any comment.

Juve jeni duke shfletuar vebfaqen me Internet Explorer 6 (IE6).

Per te shikuar vebfaqen paster, shkarkoni ju lutemi verzionin e explorerit 7 ose Google Chrome ose Mozilla Firefox.

Perse eshte me mir te shkarkoni Internet Explorer 7? Microsoft ka perpunuar Internet Explorer nga fundamenti, e cila eshte me e sigurt, me kompatibel, dhe ka pamje me te bukur. Shume gjera kan ndryshe dhe me IE 7 keni mundsin te shikoni jo vetem vebfaqen ton me pamje te sigurt po edhe shum vebfaqe tjera.

Shkarko Internet Explorer 7, edhe te gjitha permbajtjet tjera. per te shkarkuar Internet Explorer 7 ne gjuhen tuaj, ju lutemi vizitoni kete faqe te Microsoftit Internet Explorer 7 vebfaqja oficiale.