gototopgototop
Aktual:
E Martë 31 Korrik 2012 08:47   
Oferta greke: Detin, për gazsjellësin TAP
Politikë

Harta Detare Greqi ShqipriDiplomacia greke është duke përdorur të gjitha “kartat” e saj për të vënë në zbatim marrëveshjen e kufijve detarë me Shqipërinë. Pas thirrjeve tëshumta të forcave politike dhe të vetë qeverisë greke, të cilat nuk kanë pasur asnjë rezultat, pala greke tashmë ka vendosur të përdorë gazsjellësin TAP, si “gurin e fundit të shahut” për të kërkuar nga pala shqiptare zbatimin e marrëveshjes së firmosur në vitin 2009.

Referuar mediave të shtetit fqinj, mësohet se pala greke ka vendosur si kusht të saj për të mbështetur gazsjellësin “Trans Adriatik Pipeline”, zbatimin e marrëveshjes së ndarjes sëkufijve detarë. “Energypress” shkruan në ueb-faqen e saj, se Greqia duket se është shumë afër përcaktimit të“Zonave Ekskluzive Ekonomike” me Shqipërinë, pasi ka vënë si kusht të mbështetjes së saj për gazsjellësin TAP, zbatimin e kësaj marrëveshjeje

Mediat greke

“Energypress” bën të ditur se kjo zgjidhje është diskutuar dhe gjatë takimit të fundit të zhvilluar mes përfaqësuesve tëkëtij konsorciumi dhe zëvendësministritgrek të Energjisë, Asimaki Papageorgiu.

“Diskutimet mbikëtë temë janë bërë, gjatë takimit që ka pasur javën ekaluar me drejtuesit e TAP,zëvendësministri Papageorgiu.Diskutimet në lidhjeme zhbllokimin e marrëveshjes së 2009-ës për përcaktimine zonave kufitare me Shqipërinë, kanë qenë në njënivel të lartë, mes Kryeministrit grek Antonis Samarasdhe atij shqiptar Sali Berisha”, shkruan “Energypress”.

Në këtë shkrim, më tej thuhet se, burime nga takimi në fjalë bëjnë të ditur se konsorciumi i TAP ka kërkuar nga të tria qeveritë (Shqipëri- Itali-Greqi) marrjen e hapave të caktuara që përfshijnë një deklaratë publike në mbështetjetë projektit në nivelinmë të lartë, nënshkrimin e njëmarrëveshjeje ndër-ministrore për çështje që lidhen me përjashtimin e aksesit të palës së tretë në tubacionin dhe pastaj kryerjen e një udhëtim në Baku për t’I dhënë garanci qeverisë së Azerbajxhanit dhe konsorciumitpër mbështetjen e projektit TAP.

“Për këtë gjë, pala greke kërkon çdo tregues për të siguruar dritën e gjelbër për shpalljen e ‘Zonave Ekskluzive Ekonomike’ me Shqipërinë. Pra, duke pasur parasysh interesin grek në nisjen e kërkimeve dhe shfrytëzimin e depozitave të mundshme të gazit natyror dhe naftës brenda ‘Zonave Ekskluzive Ekonomike’ greke, një marrëveshje e tillë është një zhvillim pozitiv me implikime politike, diplomatike dhe ekonomike”, – bën të ditur “Energypress”.

Reagimi

Vetëm pak ditë më parë, përfaqësues të konsorciumit për ndërtimin e gazsjellësit AP, “Trans Adriatica Pipeline”, Greqi-Shqipëri-Itali), kërkuan mbështetjen e qeverisë greke, që të fitojnë ndaj projektit rival “Nabuko”, për hapjen e korridorit jugor të gazit natyror.

Vendimi përfundimtar për ndërtimin e TAP-it pritet të merret së shpejti, ndaj, përfaqësuesit e konsorciumit theksojnë se “koha nuk pret”. Qëndrimi i deritanishëm i qeverisë greke është që gazsjellësi duhet t’iu shërbejë interesave gjeografike dhe ekonomike të vendit.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e TAP kanë theksuar se, nëse Athina mbështet projektin kundërshtar të gjendet jashtë korridorit ndërtimi i TAP e vendos Greqinë në epiqendër të hartës europiane të energjisë, ndërkohë që do të shërbejë edhe si një sinjal besimi ndaj ekonomisë greke.

Share Link: Share Link: Google Yahoo MyWeb Facebook Myspace Yahoo Bookmarks myAOL MSN Live
 

Add comment

Zëri i Kosovës mban të drejtën e fshirjes të komenteve që mbajn fjali banale, fyrje të kota, akuza të pa vler. Komenti juaj do të publikohet pasi është lejuar nga Administratori apo Moderatori. Falemenderit për Inkuadrim!!


Security code
Refresh

Juve jeni duke shfletuar vebfaqen me Internet Explorer 6 (IE6).

Per te shikuar vebfaqen paster, shkarkoni ju lutemi verzionin e explorerit 7 ose Google Chrome ose Mozilla Firefox.

Perse eshte me mir te shkarkoni Internet Explorer 7? Microsoft ka perpunuar Internet Explorer nga fundamenti, e cila eshte me e sigurt, me kompatibel, dhe ka pamje me te bukur. Shume gjera kan ndryshe dhe me IE 7 keni mundsin te shikoni jo vetem vebfaqen ton me pamje te sigurt po edhe shum vebfaqe tjera.

Shkarko Internet Explorer 7, edhe te gjitha permbajtjet tjera. per te shkarkuar Internet Explorer 7 ne gjuhen tuaj, ju lutemi vizitoni kete faqe te Microsoftit Internet Explorer 7 vebfaqja oficiale.