gototopgototop
Aktual:
E Martë 24 Korrik 2012 17:48   
Së shpejti publike emrat e ish-spiunëve në Maqedoni
Politikë

Hapja e DOSIEVENë disa portale maqedonase janë publikuar emrat e 10 spiunëve të ish-shërbimeve sekrete, kryesisht UDB-së, pas miratimit të Ligjit të ri për lustrimin.

Sipas ligjit të ri, emrat e ish-bashkëpunëtorëve të shërbimeve sekrete policore do të bëhen publike për opinionin me emër dhe mbiemër.

Komisioni për lustrimin ka bërë të ditur se gjatë ditëve të ardhshme do të përfundojë procedurat ligjore për shpalljen e emrave të ish-spiunëve dhe bashkëpunëtorëve të organeve të sigurimit shtetëror. Portali “MKD” në gjuhën maqedonase ka shkruar se procedura deri tani është përfunduar për 10 persona që kanë pasur dosje për bashkëpunim me organet e sigurimit shtetëror, por që janë të njohur edhe si bartës të funksioneve në të kaluarën. Në mesin e tyre janë tre shqiptarë, kryesisht ish-gazetarë, emrat e të cilëve janë të njohur për redaksinë.

Por portali “MKD” ka publikuar emrat e tyre dhe se sipas këtij portali ata janë: Kiro Jançev, Milenko Gaber, Branko Temov, Stojan Çaminski, Kire Dojçinovski, Rexhep Zllatku, Mustafa Spahiu, Hisen Shaqiri, Mihaill Andreev dhe Gjorgji Prculovski.

Por, disa nga emrat e publikuar kanë bërë ankesat e tyre pranë instancave të tjera institucionale dhe kanë mohuar involvimin e tyre në shërbimet sekrete të së kaluarës.

Një grup intelektualësh dhe shoqatash joqeveritare kanë kundërshtuar ligjin për lustrim dhe kanë kërkuar anulimin e tij, për shkak të keqpërdorimeve politike që sipas tyre do të bëj pushteti aktual.

Share Link: Share Link: Google Yahoo MyWeb Facebook Myspace Yahoo Bookmarks myAOL MSN Live
 

Add comment

Zëri i Kosovës mban të drejtën e fshirjes të komenteve që mbajn fjali banale, fyrje të kota, akuza të pa vler. Komenti juaj do të publikohet pasi është lejuar nga Administratori apo Moderatori. Falemenderit për Inkuadrim!!


Security code
Refresh

Juve jeni duke shfletuar vebfaqen me Internet Explorer 6 (IE6).

Per te shikuar vebfaqen paster, shkarkoni ju lutemi verzionin e explorerit 7 ose Google Chrome ose Mozilla Firefox.

Perse eshte me mir te shkarkoni Internet Explorer 7? Microsoft ka perpunuar Internet Explorer nga fundamenti, e cila eshte me e sigurt, me kompatibel, dhe ka pamje me te bukur. Shume gjera kan ndryshe dhe me IE 7 keni mundsin te shikoni jo vetem vebfaqen ton me pamje te sigurt po edhe shum vebfaqe tjera.

Shkarko Internet Explorer 7, edhe te gjitha permbajtjet tjera. per te shkarkuar Internet Explorer 7 ne gjuhen tuaj, ju lutemi vizitoni kete faqe te Microsoftit Internet Explorer 7 vebfaqja oficiale.