gototopgototop
Aktual:
E Shtunë 14 Korrik 2012 11:46   
Çelet Xhaviti: Nuk e vrava askënd
Politikë

Xhavit Haliti ne Parlamentin e KosovesÇelet Xhavit Haliti. I shumë përfolur dhe i akuzuar për vrasje të shumë veprimtarëve, ka shfrytëzuar një debat për çështje të çimentos në parlament për tu përgjigjur rreth gjithë atyre akuzave. Përkundër reagimeve të opozitës, Haliti ka mohuar të ketë marr pjesë në vrasjen e Ahmet Krasniqit e Ilir Konushevcit.

“Kanë filluar mem akuzu mbas luftës që e kom vra Ahmet Krasniqin, Ilir Konushevcin që e kom vra Ali Ukën e Tahir Zemajn e nuk e di këndë, bile në fund edhe që unë dhe Azem Syla paskam fol në telefon dhe pasojat e telefonatave tona është vra Mujë Krasniqi”, tha Haliti

Derisa ai vazhdonte fjalimi deputetët të opozitës bënin zhurmë duke kërkuar nga kryetari i Kuvendit që të ndërpresë fjalimi e Halitit, por Krasniqi nuk veproj kështu derisa deputeti Haliti përsëriti se autorët e atyre vrasjeve do të dalin.

Ai shtoi se nuk e ka ndërmend asnjëherë të heqë dorë nga qëndrimi i tij politik për Ibrahim Ruogvën.

“Asnjëherë kurrë nuk do të më lëkundë askush qëndrimin tim politik për Ibrahim Rugovën dhe s’do ta prish miqësinë time me familjen e Rugovës. Kurrë s’do ta ndali debatin me Sabri Hamitin dhe kurrë nuk do të prishem me Sabri Hamitin pse debatojmë”, shtoi Haliti.

Ai gjatë fjalimi iu kthye edhe njëherë çështjes së vrasjeve derisa i bëri thirrje publike prokurorisë në Shqipëri që të nis hetime për vrasjen e veprimtarëve kosovarë që kanë ndodhur në Shqipëri.

“Kërkojë që këto çështje të ndriçohen nga prokuroria EULEX-it dhe prokuroria e Kosovës. Këto janë çështje për të cilat kam drejtë të flasë sepse jam i akuzuar dhe mos u shqetësoni. Të nderuar akuzues në zyre dhe mediume te ndryshme, te nderuar që nuk e dini pse po flasë e po bërtitni kot”, ka thënë deputetit i PDK-së.

Haliti në fund ka thënë se nëse vërtet do të ishte i përfshirë në një nga to raste tha se nuk do të ishte fare i përfshinë në politik dhe më pak të qenit deputet i Kuvendit të Kosovës.

Share Link: Share Link: Google Yahoo MyWeb Facebook Myspace Yahoo Bookmarks myAOL MSN Live
 

Add comment

Zëri i Kosovës mban të drejtën e fshirjes të komenteve që mbajn fjali banale, fyrje të kota, akuza të pa vler. Komenti juaj do të publikohet pasi është lejuar nga Administratori apo Moderatori. Falemenderit për Inkuadrim!!


Security code
Refresh

Juve jeni duke shfletuar vebfaqen me Internet Explorer 6 (IE6).

Per te shikuar vebfaqen paster, shkarkoni ju lutemi verzionin e explorerit 7 ose Google Chrome ose Mozilla Firefox.

Perse eshte me mir te shkarkoni Internet Explorer 7? Microsoft ka perpunuar Internet Explorer nga fundamenti, e cila eshte me e sigurt, me kompatibel, dhe ka pamje me te bukur. Shume gjera kan ndryshe dhe me IE 7 keni mundsin te shikoni jo vetem vebfaqen ton me pamje te sigurt po edhe shum vebfaqe tjera.

Shkarko Internet Explorer 7, edhe te gjitha permbajtjet tjera. per te shkarkuar Internet Explorer 7 ne gjuhen tuaj, ju lutemi vizitoni kete faqe te Microsoftit Internet Explorer 7 vebfaqja oficiale.