|
|
| Do të vë në skenën e teatrit “Apologjit e profesor Ukshin Hotit” |
| Histori | |||
|
Një ditë isha në sallën e takimeve me Skenderin Hotin dhe bisedonim për situatën politike, pas ngjarjeve të vitit 1997 në Shqipëri dhe pasojat e tyre që mund t’i kishim në politikën kombëtare. Ndërkohë hynë një lypës dhe them me vete, si e kanë lejuar të vjen ky brena duke e ditur se isha i zënë. Paksa mbeta i hutuar në ndryshimin e temave, por edhe kjo ishte realiteti ynë në kushte të okupimit, sepse numri i lypësve rritej gjithnjë e më tepër. Dora i kishte mbetur e shtrirë nga unë, me atë zërin vajtues për lëmosh, kur i thash, Xel a ti je? Për habi aq ishte maskuar mirë, kishte ndryshuar zërin dhe gjestet dhe nuk e njoha për momentin. Skenderi dhe Ai ia nisën për të qeshur, por hyrën edhe të tjerët dhe u ulëm në karriga. Deshi të më kërkonte falje, por nuk e lash, duke i thënë se moti nuk kisha pa skena të tilla që luhen nga artistët dhe Ti me të vërtet qenke artist i madh. Këta e kishin përgaditur skenarin. Në fillim kishte nguruar Xhela të vepronte ashtu, se i dukesha njeri tepër serioz, këtë seriozitet e shihte edhe për shkak të pozitës partiake që e kisha dhe i vinte keq të luante me mua. Mirëpo, me insistimin e Nebih Balës pranon, por me kusht që para Tij te unë të hynte Skenderi, që të gjindej aty për çdo rast. Kërkova të na shërbenin me çaj. Gjatë bisedës e kuptova se ishte student i aktrimit në klasën e profesor Enver Petrovcit, madje një student i aftë dhe i guximshëm për lojra skenike. Kur e ribotuam për herë të parë librin e profesor Ukshinit “Filozofia politike e çështjes shqiptare”, një ekzemplar ia dhash edhe Atij dhe ka qenë i pari që e kalexuar, të them me një frymë. Nga ky libër kishte mësuar shumë. Se e kishte kuptuar mirë mesazhin e profesor Hotit, kjo u pa nga elaborimi që kishte bërë për ta vu në skenën teatrore. Kishte marrë informata se edhe unë isha marrë me rexhinë e dramave të ndryeshe, interpretim të roleve dhe shkruaja tekste teatrale, erdhi te unë dhe ma shfaqi idenë e vet. Më inkurajoi guximi i Tij për një ndërmarrje të tillë, por edhe mu plotësua deshira që i kishte hyrë në shpirt mesazhi i librit dhe me vete thash, misionin e vet poltikë Kryetari po e kryen edhe pse gjindet prapa grilave. E inkurajova që të punonte pak më tepër, e pastaj të bisedojm edhe një herë, këtë më tepër për t’i dhënë kohë vetës, se nuk e kisha imagjinuar se kjo mund të realizohet edhe në këtë planë. Nëpërmjet Nebihut mësoj se ishte ushtar i Ushtrisë Çlirimtare, dhe ndër themeluesit e bërthamës së saj në Kradak. Një vëlla e kishte me akademi ushtarake, por i suspenduar nga puna. Kjo na lidhi edhe më shumë dhe shumë herë kembi biseduar rreth kësaj teme. Pasi e kishte skicuar mirë idenë e vet, erdhi te unë, biseduam gjatë, por tash isha i përgaditur edhe unë dhe nuk e patëm vështirë të nxirrnim përfundimin e dëshiruar. Kur e pyeta se si mendon ta vënte në skenë, përgjegjën e kishte të gatshme - Ky është apologu ynë dhe mendoj ta titulloj “Apologjit e profesor Ushin Hotit” Me të vërtetë shkrimet e tija ishin apologjike, bartnin mesazhë të madha. - Kjo formë e komunikmit me publikun- vazhdoi Ai- është shumë më e fuqishme, nuk do ku di unë çfarë skene dhe vetëm një njeri mund të lëvizi nëpër gjithë Kosovën, por edhe në Shqipëri të bart mesazhet e tija. Do të bartet mesazhi i tij edhe te ato shtresa që nuk kanë mundësi ta blenë apo edhe të lexojnë librin. - Ke idenë se kush mund të luaj këtë rrol?- e pyeta - Në fund të fundit mund ta luaj edhe unë. Pse të mos jem unë bartës i mesazheve të Tija. E shikova një herë. Ky nuk nuk i gjasonte figurës së profesorit dhe si do të dukej në skenë, thash me vete. Kishin dallime të mëdha fizike. Mirëpo, guximi i Tij për një përgjegjësi të tillë më shtyri të mendoja. Më mirë ky se askushi, u arsyetova më vete. Mirëpo, nxorra edhe përfundimin tjetër, se ky edhe në radhët e ushtarëve dëshiron të bartë këtë mesazh kaq domëthënës. Kur ia parashtrove këtë pyetje, më shikoi drejtë në sy dhe pohoi me kokë. - Përgjegjësi e madhe është kjo- i thash - E di- mu përgjegj- edhe kjo është pjesë e luftës U morrëm vesh të bashkëunonim dhe gjithë njohuritë që kisha rreth skenarit e rexhisë t’i veja në shërbim të Tij. Ishte konsultuar edhe me profesor Petrovcin. Ky e kishte tumirë idenë e tij, i kishte premtuar për ndihmesë, por rreth rolit nuk kishin biseduar fare. Ma dha këtë lajm, i cili e kishte gëzuar shumë dhe tash pritej për t’’i hyrë punës konkrete. Kur UÇK- ja i ntensifikoi veprimet e veta, Ai më rrall dukej në zyren tonë. Kur vinte ishte i lodhur dhe mëzi priste të pushonte. Gjenim kohë për të biseduar rreth zhvillimeve politik- ushtarake të kohës, jo vetëm në planin kombëtar. Ishte i qetë dhe ndonjëherë revoltohej kur dëgjonte prononcimet e liderthëve politik për UÇK. Kjo sikur e stimulonte të vepronte edhe më tepër, që të ishin më të përgaditur, për t’i bindur se nuk ishin njerëz të frustuar të UDB- ës, por ishin ata të cilët e ndienin robërin, ata të cilët e ndienin nëpërkmbjen e dinitetit kombëtar, ata të cilët e ndienin në ndërgjegjën e tyre se kahët që kishte marrë politika legale e forconin pozicionin e Serbis edhe në planin ndërkombëtare dhe ata të cilët kishin bërë strategjinë për t’i dhënë fund kësaj politike të mentalitetit të robit. Mungoi rreth një muaj dhe të gjithë u shqetësuam, sepse në Karadak ende nuk ishte hapur fronti, por kishte fillua me të madhe të bëhej konsolidimi i ushtrisë çlirimtare. Në këtë ankth pritjeje morrëm lajmin se në mengjesin e një dite korriku në shtëpinë e tij policia dhe ushtria serbe kishin sulmuar me autoblindë, duke ia shpartalluar muret dhe e vranë bashkë me dy shokë. Lajmi ishe i kobëshëm për të gjithë ne që ishim mësuar me te, si anëtarë të shoqërisë “Yjet e pashuar”, si artist dhe më shumë si luftëtar i lirisë, që nuk do të ishte më në mesin e të gjallëve për t’i dhënë shpirt jetës dhe çështjes kombëtare. Mbeti edhe pa u realzuar ëndra e tij për të hipur në drrasat e teatrit në rrolin e profesor Hotit, me dramën “Aologjitë e profesor Ukshin Hotit”.
Shtator 2006
Nga Afrim Morina
|



Edhe më herët e kam theksuar se në selinë e UNIKOMB- it më ka rënë të njohi përsonalitete të ndryeshme. Ndër ta ka qenë edhe Xheladin Kurtaj nga Gabrica e Kaçanikut. Më kishte rënë në sy ai djal i hajthëm me qendrim seriozë. Shoqërohej me Nebih Balën dhe Selim Gashin, të cilët mirreshin edhe me aktivitet kulturor. Kishin krijuar shqatën kulturo artistike “ Yjtë e pashuar” dhe herë pas here i bënin ushtrimet në katin e dytë të selisë së partisë, ku i kishin veshjet dhe instrumentet.







