gototopgototop
Aktual:
E Enjte 05 Korrik 2012 17:08   
WikiLeaks paralajmëron publikimin e dokumenteve siriane
Bota

WiekiliksLondër, 5 korrik - Grupi Wikileaks bëri të ditur se është në proces të publikimit të materialeve nga 2.4 milionë letra elektronike të sirianëve-pjesa më e madhe prej të cilave thuhet se vijnë nga zyrat qeveritare.

Përfaqësuesja e WikiLeaks-it, Sara Herison, u tha gazetarëve në Londër se letrat vëjnë në pah komunikimin ndërmjet qeverisë siriane dhe kompanive perëndimore.

Herison citoi themeluesin e WikiLeaks-it, Xhullien Esenxhi, të ketë thënë se “materiali është i turpshëm për Sirinë, por edhe për kundërshtarët e saj të jashtëm”.

WikiLeaks-i postoi vetëm disa dokumente në faqën e tij të internetit gjatë së enjtës, por publikimi i tërë materialeve burimi i të cilave ende nuk dihet, nuk do të ishte publikimi i parë i dokumenteve siriane.

Në muajin mars, gazeta britanike The Guardian pat publikuar letra elektronike të aktivistëve të opozitës në Siri.

Duke folur për dokumentet që posedon WikiLeaks, Herison tha se ato datojnë nga gushti i 2006-ës deri në mars të 2012-ës dhe se vijnë nga shumë adresa përfshirë ministrinë siriane për marrëdhënie presidenciale.

Ajo theksoi se grupi është "i bindur” për vërtetësinë e dokumenteve.

Share Link: Share Link: Google Yahoo MyWeb Facebook Myspace Yahoo Bookmarks myAOL MSN Live
 

Add comment

Zëri i Kosovës mban të drejtën e fshirjes të komenteve që mbajn fjali banale, fyrje të kota, akuza të pa vler. Komenti juaj do të publikohet pasi është lejuar nga Administratori apo Moderatori. Falemenderit për Inkuadrim!!


Security code
Refresh

Juve jeni duke shfletuar vebfaqen me Internet Explorer 6 (IE6).

Per te shikuar vebfaqen paster, shkarkoni ju lutemi verzionin e explorerit 7 ose Google Chrome ose Mozilla Firefox.

Perse eshte me mir te shkarkoni Internet Explorer 7? Microsoft ka perpunuar Internet Explorer nga fundamenti, e cila eshte me e sigurt, me kompatibel, dhe ka pamje me te bukur. Shume gjera kan ndryshe dhe me IE 7 keni mundsin te shikoni jo vetem vebfaqen ton me pamje te sigurt po edhe shum vebfaqe tjera.

Shkarko Internet Explorer 7, edhe te gjitha permbajtjet tjera. per te shkarkuar Internet Explorer 7 ne gjuhen tuaj, ju lutemi vizitoni kete faqe te Microsoftit Internet Explorer 7 vebfaqja oficiale.