gototopgototop
Aktual:
E Mërkurë 04 Korrik 2012 17:21   
Hashim Thaçi ka gjak serb, stërgjyshi i tij u kthye në mysliman?
Politikë

Hashim Thaqi, ishte ter diten sot në media dhe portale balkanike me ShajkaçËshtë marrë seriozisht apo jo, por megjithatë mediet serbe pretendojnë se kryeministrin aktual i Kosovës, Hashim Thaçi ka gjak serb. "Kurir" shkruan se stërgjyshi i Hashim Thaçit, ishte një prift ortodoks serb, që në fillim të shekullit XX u konvertua në mysliman dhe e ndryshoi emrin në Jusuf. Gazeta i referohet disa dorëshkrimeve 'origjinale' të cilat gjenden në arkivat e kryeqytetit turk, Ankara.

Lajmi është publikuar në numrin e sotëm të gazetës serbe e cila shpërndahet në Serbi dhe Mal të Zi. Për pasqyrimin e këtij lajmi ata kanë bërë një fotomontazh ku kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është i veshur me rroba 'çetniku' serb.

Stërgjyshi i Thaçit, prifti ortodoks, Radoslav Daniloviç, i cili në fillim të shekullit XX u kthye në mysliman ndërroi emrin e tij, duke u quajtur Jusuf Thaçi”, raporton kjo gazetë.

Sipas gazetës kjo vërtetohet edhe nga faktet dhe dëshmia e myftiut të Shkupit, i cili thotë se është e vërtet që serbi Daniloviç është kthyer në mysliman.

Dokumente që vërtetojnë këtë pretendim - vijon lajmi – mund të gjenden në Ankara si dhe në dokument tjetër gjendet në bibliotekën e manastirit të Sokolicës, që mban vitin 1895. Jusuf Thaçi më pas u martua me një grua myslimane nga fshati Çiçevicë. Ajo vdiq pas lindjes së fëmijës së parë, që është edhe gjyshi i Hashimit, pretendon gazeta serbe. /F.S/

http://www.shekulli.com.al/website/index.php?option=com_content&view=article&id=848:hashim-thaci-ka-gjak-serb&catid=87&Itemid=518

Share Link: Share Link: Google Yahoo MyWeb Facebook Myspace Yahoo Bookmarks myAOL MSN Live
 

Comments  

 
0 #7 Ferdane Alidemi Bajrami 2012-07-10 00:16
Kuku kuku po qysh more konka kshtu ?!,edhe nuk poju vjen inat shkive me thon se HASHIM THACI qenka shka,...mjer ju te mjert qe djali juv ju paska mbytur ju,...kadal kadal se tash kejt SHQIPTART doni mi bo SERB kur poju duhen JU,...
Quote
 
 
0 #6 ari 2012-07-08 18:19
mendoj se faqet e ktilla i bejn kta gjana se sikur kto te mos i qesin kto rrena ftofen si pordha e nuk bojn ksi lloj prpagandash marre duhet me ju ardh ju qe i keni qit pisat
Quote
 
 
+3 #5 Zeqir 2012-07-06 08:53
Kjo nuk eshte e vertet, asnje serbe nuk eshte islamizu ne kosove. Ne kohen para ardhjes perandorise Osmane ne Kosove, po edhe ne trojet tjera shqipetare ka patur, bonore shqipetar me emera te origjines sllavo-orthodokse dhe groko-orthodokse, ku ma vone shqipetare orthodoks islamizohen dhe keshtu nderpritet edhe proqesi i asimilimit te shqipetarve ne grek apo serb. Pse po harrojm se shqipetaret ishin ketu para se njerezimi te besonte ne nje Zot, dhe para krijimit te feve dhe popujve tjer ardhacak.
Quote
 
 
+3 #4 Baja 2012-07-05 11:46
Po kta shkavellatkat ne te vertet kan mbet qysh moti prapa skenes,,nuk jan tu e lujt rolin e politikanit per popullin siq i ka hije nje politike por kta jan tuj e degjeneru vetvehten edhe gjeneratat ne Serbibitch,,a eshte Thaqi qka spekulojn a po nuk eshte kta e kan tradit te luajn nje role te nje pjese te filmit qe gjaja me i tregu botes politikat e tynve te lodhta e te pshurrta se kerkush mos sosht ka i format me thone pak e hiqe vetem puna e qasaj rusije mute se kta nuk po mirren me qeshtjet e brendshme qe i ka serbiabitch se kan shume probleme te veta e varferi e nuk deshirojn te vien kryt ku duhet po kta gjithe veq mbrapsht jan mesuar nga pasardhesit e tyre,,,dhe kta e kan tradit nga politikat e popat e akademikat,shkenctart shkrimtart e shume tjere qe kan qene gjithe te perfshire ne montimet e shqiptareve per te qen serbiabich me nje mendim dhe te dalin para botes me ato rrena e spekulime e mendojn se keto tradita raciste i quaj qe jan favor i tynve,,une mendoj se kta jan tuj shku felle e ma felle pa kontrolle vetem per politikat personale sot per sot se e njohin mire realitetin e Kosoves por sot nuk guxojn aq leht ta pranojn realitetin e Kosoves sepse ka krime atje sa dushe,,,e tash prap mundohen me u mare me spekulime sa me pas hapsine tek populli i vete i verber edhe i hajn kto fore se thash jan mesuar nga se e kaluara. Rroft Kosova shtet i pavarur dhe rroft kudo kombesia shqiptare etnike me troje te pasterta!!!!!
Quote
 
 
+3 #3 Ali Ramaj 2012-07-04 22:43
Se cfare mendojne ,shkruajne e veprojne serbet nuk do ta humbja asnje minute per te komentuar, por pyetem: Kush valle nga shqiptaret qendron err e terr me gjithe qenjen e vet kunder Hashim Thaqit??? Po te ishte e vertete kjo qe shkruhet ne ate artikull do te gezohesha pa mase per te pakten nje aresye: Pas Kongresit te Berlinit(1878) ne vrullin me te madh shkavell per te asgjesuar e asimiluar shqiptare e myslimane, pa i dhene kujte pergjegjesi, ne fshatin Buroje qenka asimiluar nje serb,madje prift?! A thua aq te forte paskemi qene ne shqiptaret?! Ky eshte ABSURD qe barte me vete shperputhje totale te faktoreve kohore e vendor. Koha per te cilen flitet nuk eshte parahistorike, ashtu sic nuk eshte Buroja ne kete kontekst antike. Buroja ne perendim kufizohet me Vajnikun(Vocnjakun e shkieve), pasojne Izbica djathtas e banuar me Muhaxhere(Shqiptare te perndjekur nga Karranoci(Kragujvac) 10-12 vite parase ai prifti i imagjinuar te "thaqizohej", ndersa ne anen e majte atehere eshte kufizuar me Ozdrimin(Kryesishte Thaq), nderkaqe sot eshte Turjani ne mes poashtu Thaq. Shkojme tutje ne Perndim: Vjen Mirusha e cila ne kohen per te cilen flitet ka qene e banuar nga dy shtepi shqiptare njera prej te cilave ka qene e babegjyshit tim Rexhep Ram Haziri dhe shume shtepi te koloneve serbe te ardhur nga Lika te cilet vit pas viti jane shkuar per ne "theqafje". Fshati pasues perendimor eshte Belica e cila "den baba den" ka qene e banuar me shkie e te cilet e kane pasur edhe nje kishe shume me te hereshme sesa ai prifti shka i cili doemos do te kete qene sherbyes ne ate kishe sepse nuk do te kete pasur kishe me ne aferesi se ajo e Belices. Keto qe theme une e shume e shume te tjera ekzistojne shenime ne Institutin Albanologjik te mbledhura nga vellau im Beqir Ramaj e kusheriri Hasan Kelmendi(i ndjere) nga Vajniku e te cilet te njejtat i kane bere nen keshillimin e Akademik Rexhep Qosja... Por ajo qe dua te them une eshte se po te ishte e vertete ajo qe shkruhet ne ate artikull patjeter do ta kishte ditur Sadik Mirusha babai im i cili ka qene "histori ne vete" dhe cdogje qe ka ditur na ka rrefyer jo vetem per trevat e rrjedhat qe kane te bejne me artikullin shkavell ne fjale por shume e sume me gjere. Tek e fundit per ata qe mezi spresin te senzacionojne dicka per Thaqin: Edhe po te jete e vertet ajo prejardhje cka???
Quote
 

Add comment

Zëri i Kosovës mban të drejtën e fshirjes të komenteve që mbajn fjali banale, fyrje të kota, akuza të pa vler. Komenti juaj do të publikohet pasi është lejuar nga Administratori apo Moderatori. Falemenderit për Inkuadrim!!


Security code
Refresh

Juve jeni duke shfletuar vebfaqen me Internet Explorer 6 (IE6).

Per te shikuar vebfaqen paster, shkarkoni ju lutemi verzionin e explorerit 7 ose Google Chrome ose Mozilla Firefox.

Perse eshte me mir te shkarkoni Internet Explorer 7? Microsoft ka perpunuar Internet Explorer nga fundamenti, e cila eshte me e sigurt, me kompatibel, dhe ka pamje me te bukur. Shume gjera kan ndryshe dhe me IE 7 keni mundsin te shikoni jo vetem vebfaqen ton me pamje te sigurt po edhe shum vebfaqe tjera.

Shkarko Internet Explorer 7, edhe te gjitha permbajtjet tjera. per te shkarkuar Internet Explorer 7 ne gjuhen tuaj, ju lutemi vizitoni kete faqe te Microsoftit Internet Explorer 7 vebfaqja oficiale.