|
|
| Qemajl Mustafa hetohet për tenderë |
| Kronikë | |||
|
Rasti ka nisur nga Prokuroria e Qarkut në Gjilan në fillim të këtij viti, dhe në mars kaloi në duart e sektorit për hetime speciale në kuadër të Prokurorisë Speciale. Nisjen e hetimeve dhe marrjen më pastaj të rastit prej kompetencës së Prokurorisë së Qarkut në Gjilan nga PSK-ja e ka konfirmuar për “Preportr” edhe Kryeprokurori i Prokurorisë së Qarkut në Gjilan, Jetish Musliu. Ai ka thënë se nga Prokuroria Speciale ende nuk kanë ndonjë informatë zyrtare se deri ku kanë shkuar hetimet. Zëdhënësi i misionit të EULEX-it nuk ka dhënë informacion në lidhje me këtë rast, duke thënë se nuk mund të mohojë e as të pohojë hetimet ndaj një rasti. “EULEX-i nuk konfirmon apo mohon nëse një individ apo institucion është apo nuk është nën hetime”, ka thënë Krasniqi.
|



Partia e “xhabirëve”, siç cilësohet ndryshe Partia Demokratike e Kosovës, ka edhe një zyrtar të lartë publik nën hetime për korrupsion. Qemajl Mustafa, kryetar i Gjilanit, është duke u hetuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSK) nën dyshimet për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe të autorizimit, e dënueshme sipas Kodit Penal të Kosovës.







