|
E Diel 24 Qershor 2012 08:51 |
|
|
Andon Zako Çajupi: “Shqipëtar” |
|
Letërsi
|
Shqipërin’ e mori turku, i vu zjarr!
Shqipëtar, mos rri, po duku, shqipëtar!
Mjaft punove për të tjerë, o fatkeq! Kujto vendin tek ke lerë dhe tek heq.
Të ka bërë perëndia luftëtar, si s’të lodhi robëria, shqipëtar!
Erdhi dita të ngresh kokë, të kërkosh lirinë, bashkë me shokë të lëftosh!
Mos bëni si keni bërë gjer më dje, por të lëftoni të tërë për Atdhè.
Pesëqind vjet kemi rruar me pahir, Lidhurë me këmn’ e duar me zinxhir!…
Myslyman’ e të krishterë jemi keq! Të ngrihemi që të tërë, djem e pleq!
Të ngrihemi të dëftojmë trimëri; ja të vdesim ja të rrojmë për liri!
O moj Shqipëriz’ e dashur, memëdhè, Të shoh me buzë të plasur, si më sheh.
U shkretove anembanë, Shqipëri, se shqiptarët s’kanë dashuri.
Gjithë djemtë që ke qarë dhe mban zi, për Morenë janë vrarë, për Turqi!
Zhvish rrobat e robërisë, memëdhè, vish armët e trimërisë se ke ne!
|