|
|
| Ka vdekur në moshën 54-vjeçare, Gjenerali i UÇK-TMK-së, Shaban Veli Shala |
| Politikë | |||
|
Pas një infrakti, të enjten në orët e mesditës, vdiq gjeneral Shaban Shala, i cili njihet si veprimtar i hershëm i lëvizjes për çlirim dhe kontribuues i jashtëzakonshëm në luftën e UÇK-së, por gjithashtu edhe i angazhuar në ristrukturimin dhe sistemimin e gjithë ushtarëve të UÇK-së dhe të TMK-së. Ceremonia e homazheve do të mbahet nesër në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, duke filluar nga ora 11.00 deri në orën 12.00, ndërsa prej orës 12.00 po në të njëjtin vend, mbahet akademi komemorative, kurse në orën 14.00, në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Prishtinë, do të mbahet ceremonia e varrimit. Shaban Shala rrjedhë nga një familje atdhetare, i cili ka qenë i burgosur politik dhe veprimtar i hershëm i lëvizjes për çlirim, ka qenë aktivist i dalluar i KMDLNJ-së, kurse gjatë luftës çlirimtare ka dhënë një kontribut të madh në themelimin e celulave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, strukturimin e saj. Shala ishte dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. I ndjeri po ashtu, ka qenë bashkëluftëtar i komandantit legjendar Adem Jashari, ndërkaq pas luftës ishte pjesëtar i TMK-së me gradën gjeneral dhe deri në momentin e fundit u angazhua në ristrukturimin dhe sistemimin e gjithë ushtarëve të UÇK-së dhe të TMK-së. Shaban Shala është vëlla i dëshmorit, gjeneral Bedri Shala.
Kryeministri Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Shala, me rastin e vdekjes së ish-oficerit të lartë të UÇK-së, Shaban Shala. Në telegramin e ngushëllimit thuhet: E nderuara familje Shala, Me pikëllim të madh morëm lajmin që ish-oficeri i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shaban Shala ndërroi jetë. Jeta dhe veprimtaria e Shaban Shalës gjithmonë ka qenë në shërbim të çlirimit të Kosovës, që nga angazhimi i tij në lëvizjen kombëtare nga fundvitet e 70-ta, demonstratat e vitit 1981, ish i burgosur politik, që veproi edhe si aktivistë i Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut e deri në inkuadrimin në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, si oficer i lartë i UÇK-së. Kontributi i veprimtarit Shaban Shala ka vazhduar edhe pas çlirimit të Kosovës, duke u angazhuar në forcimin dhe avancimin e Trupave të Mbrojtjes së Kosovës. I gjithë ky kontribut i veprimtarit Shaban Shala, në shërbim të lirisë, pavarësisë dhe zhvillimit të Kosovës, do të mbetet i shënuar në historinë më të re të Kosovës dhe do të kujtohet me respektin më të lartë nga gjeneratat e tashme dhe të ardhshme. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim pranoni ngushëllimet më të sinqerta. Hashim Thaçi, Kryeministër i Republikës së Kosovës
|




Kryeministri Thaçi, telegram ngushëllimi familjes Shala








Comments
Shaban Veli Shala esht nga Lagjia Gjergjicë e Fshatit Negroc dhe ska te bej asgje me Shaban Shalen e Llapit apo e Malisheves apo dhe Shaban Shalen e fshatit loxhe në Pejë.
Shaban Veli Shala vdiq ne moshen 54 Vjeçar dhe ishte nder bashkpuntoret e pare të Komandantit Legjendar Adem Jashari, kush e ka lexuar artikullin si duhet se gabon fare Biografin e Shaban Veli Shala, por nga ky Kuçi shifet që se ka lexuar fare shkrimin por vetem titullin dhe tani del e ben komente, duhet ti vije turp që lejon veten të leshohet në keso veprime sepse Shaban Shala ka qen njeriu që su përkul kurr para armiqve tan shekullor dhe mori pjes në Luftën e Kosovës me gjith Vllezrit, Bedri Shala u vra në Junik me Bekim Berishen.
Fatmir Krasniqi nga Peja
Por po me habit fakti qe ne kete artikull shkruhet se ka qen bashkluftetar i komandantit legjendar Adem Jashari,ketu po quditem se tan uçk ishte bashkluftetare e Ademit dhe per qudi Adem Jashari ushtar i kishte femit dhe grat e familjes me babe e vellazni.Ndersa ushtar afer vetes nga fshatrat e kosoves ncerrrrrrrrr
Tan shqiptaret trima duke vrare qetnik me fjale a ne veper vrajne patriota qe luftojn kundra shkaut.
Te burgosurit politike jane ata qe me shkaun kan bere dafranga e ORGJI edhe sot bejne keso e para mases shiten patriota.
Me pas luftue me shpirt kundra shkaut,sot ne kosove si kishit qindra shtete,ma zi se ne kohen e shkaut.Shqiptar Rugova e kerkonte NATON a ilegalistet e miratuan dhe miqesin e serbise e morren edhe te natos.Me nje hamam kishim pune tani me qindra hamama.Kush mundet ti hek me ?Genjene popullin se ua pruret pavaresin e riroberume
E nderuara Familje,miq e shokë të burgut, të Lëvizjes e të UÇK të Shaban Shalës!
Sot kur kombi po ndahet nga biri i vet i shtrenjte Shaban Shala, ndajmë pikëllimin e thellë së bashku me Ju. Shabanin vdekja e rrëmbeu para kohe, në një kohë pa kohë kur ai kishte dëshirë dhe kur ai mund të jepte edhe më shumë nga vetja për atdheun e vet. Edhe pse ai tepër i ri u nda nga jeta, ai beri një jete heroike, sa të kishte jetua me shekuj. Shtëpia e Shaban Shalës është një nga Dyert e Mëdha të Dëshmorëve të kombit shqiptar, me të cilat do të krenohet gjithmonë Kosova. Sot ka vdekur vetëm vdekja e këtij kolosi kombëtari, sepse legjendat nuk vdesin kurrë.
Në emër të familjes Prapashtica në Prishtinë dhe në mërgim pranoni ngushëllimet tona vëllazërore!
Abdulla Prapashtica
RSS feed for comments to this post